Kulla Uji

Bidona uji plastikë, boshë gjënden kudo nëpër qytetin e Tiranës. Prani e bollëshme materiali për projekt kullash uji, të cilat filluan pothuajse menjiherë që nga Shtatori, 2024 dhe akoma në vazhdim. Mishërimi i dy elementeve natyrale dhe industrialë fabrikuar në nji produkt, bidona uji plastik boshë, element estetik me interes gatshëm gjetur në natyrë, përsiellë një paralele sociale.

Shqipëria është një vënd i pasur me ujë. Ky produkt natyral shpërndahet për konsum me bidona plastikë, po thuaj se na nevojitet një farë distance nga kontakti direkt me natyrën: si për të na kujtuar nje komandim të përhershëm të një fabrikimi social, vënë në bidona përgjatë historisë së njohur të popullit Shqipëtar. Nuk gjejmë gjë gabim me bidonat e ujit plastikë boshë, si kundër as gjë kundër edhe me braktisjen e kontrollit social të sistemeve të popullit Shqipëtar. Kemi një pjesë natyrale dhe të fabrikuar të ngjarjes, e cila na thekson njerzit dhe ujin, përmes së njëjtës mënyrë fabrikimi.

Robert Kananaj